Beogradi dhe Moska fajësojnë NATO-n për aksionin e policisë së Kosovës në Veri

Publikuar tek: rajon, më 20:13 29-05-2019 Beogradi dhe Moska fajësojnë NATO-n për aksionin e policisë së Kosovës në Veri Forcat speciale te Kosoves, gjate bastisjes ne Veri

Pas aksionit blic të Policisë së Kosovës ditën e djeshme në komunat e Veriut të Kosovës, ka reaguar Beogradi dhe Moska.

Serbia dhe Rusia kanë fajësuar NATO-n dhe KFOR-in për bastisjen në Veri të Kosovës , ku dhjetra zyrtarë policorë dhe qytetarë u arrestuan për kontrabandë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha se incidenti ishte nxitur sipas tij nga ata që duan të krijojnë një zonë neutrale nga Rusia në Ballkan dhe që duan të shtyjnë secilin në NATO.

Operacioni i armatosur i Policisë së Kosovës ‘acaroi’ edhe Beogradin i cili menjëherë vuri në gatishmëri ushtrinë si kundërpërgjigje.

Një punonjës rus i UNMIK-ut ishte në mesin e personave të arrestuar.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO në Kosovë gënjyen kur thanë se e kishin njoftuar Beogradin përpara veprimit të policisë.

Bastisja në Veri ishte shpërthimi i fundit në tensionet e vazhdueshme të kohëve të fundit midis Serbisë dhe Kosovës.

Të ndaluarit dyshohet se janë të përfshirë, në vepra, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, kontrabandim me mallra, keqpërdorim të pozitës zyrtare, dhënie e ryshfetit dhe tregti e ndaluar, njofton policia e Kosovës.

Sipas medieve lokale serbe, në mesin e të arrestuarve është edhe komandanti serb i policisë së komunës së Zubin Potokut, komunë kjo e banuar më shumicë serbe.

Gjatë operacionit policia ka hasur në rezistencë të armatosur të grupeve të serbëve. Njoftohet se ka pasur edhe policë të plagosur.

policiakosoves.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025196075439453
array(1) { ["section"]=> string(85) "beogradi-dhe-moska-fajesojne-nato-n-per-aksionin-e-policise-se-kosoves-ne-veri-166200" }