Gjatë një deklarate për media mbi Riçerfitikimin e Profesionistëve, ministri Beqaj tha se që prej datës 15 Prill, të gjithë mjekët pa kredite nuk do ta ushtrojnë profesionin e tyre.
Sipas ministrit Beqaj në 15 Prill do të publikohet lista e plotë me të gjithë emrat e atyre që nuk kanë mareë kredite dhe do të përcaktohen programet, duke i dhënë një mundësi atyre të rijapin provimin në datën 15 Tetor 2015.
Sipas shifrave të publikuara nga ministri Beqaj, 64% e mjekëve, 70% e infermierëve dhe 43% e dentistëve i kanë marrë kreditet e nevojshme por situate është shumë ekstreme, prandaj që pas shpalljes së listës do të ketë 6 muaj kohë për tu përgatitur.
“Ata që nuk i kanë marrë kreditit nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre pa u rikualifikuar. Për këtë arsye kemi marrë disa vendime të rëndësishme për të administruar procesin që do na pasojë. Deri më 15 prill do nxjerrim listën e mjekëve që nuk i kanë marrë kreditit. 6 muaj nga kjo datë, ky mjek duhet të ricertifikohet me provim. Nga njëra anë kemi detyrim t’ju ofrojmë qytetarëve proces cilësor në shëndetësi, nga ana tjetër situata nuk është e kënaqshme nga ana e ofertave. Tani që na shtohen mungesat e mjekëve do jetë edhe më problematike”, tha ministri Beqaj.