Dhjetra banorë të Marinzës janë drejtuar në ambulancën e zonës për shkak të gjendjes problematike shëndetësore, shkaktuar nga çlirimi i gazit.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të parë nga afër situatën dhe për t’u njohur me gjendjen shëndetësore të banorëve por duket se këta të fundit nuk e kanë pritur me shumë entuziazëm vajtjen e ministrit. Ata kanë protestuar përpara qendrës shëndetësore.
Banorët i janë ankuar ministrit se kanë shkuar familjarisht në spital dhe se janë lënë në harresë. Ministri nga ana tjetër ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për banorët duke iu zotuar se do të shtojë personelin mjekësor për t’u ardhur në ndihmë. Beqaj u ka premtuar banorëve se do të shtojë edhe një ambulancë për të përballuar situatën e të sëmurëve nga çlirimi i gazit pas shpërthimit të puseve të naftës.