Beqja me propozim të ri nga Kuvendi: E premtja dhe e hëna pushim për administratën

Publikuar tek: politike, më 14:40 09-07-2020 Beqja me propozim të ri nga Kuvendi: E premtja dhe e hëna pushim për administratën Ilir Beqja

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, tanimë deputet i PS në Kuvend, ka bërë një propozim të radhës nga foltorja.

Ai tha se për shkak të trafikut të krijuar në fundjavë, duhen riparë pushimet e administratës në mënyrë që mos kemi mbivendosje në gusht. Beqaj propozoi më shumë pushime për administratën, konkretisht që dy ose tre fundjava, të bëhen pushim edhe e premtja edhe e hëna.

“I kërkoj qeverisë që nga sot deri më 14 shtator kur fillon shkolla, janë dhe 9 javë, të mund të marrë në konsideratë që në dy ose tre fundjava ta bëjë ditë pushim edhe një të premte dhe një të hënë, për t'i dhënë mundësi njerëzve për më shumë alternativa, të mos mbivendosemi të gjithë në gusht kur dhe cilësia e shërbimit bie, kështu të mund dhe të shlodhemi edhe të ndihmojmë ekonominë” u shpreh deputeti.

“Nëse nga sot për 9 javë, mund të shpallen tre fundjava, nga e premtja në të hënë pra janë 4 ditë pushimi, njerëzit mund të fillojnë që sot të programojnë punët e tyre dhe prenotimet”, tha Beqja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073049068450928
array(1) { ["section"]=> string(88) "beqja-me-propozim-te-ri-nga-kuvendi-e-premtja-dhe-e-hena-pushim-per-administraten-213337" }