Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku dy adoleshentë janë mbytur gjatë kohës që po laheshin në lumin Osum.
Mësohet se fëmijët të moshës 15 dhe 17 vjeç po laheshin te vendi i quajtur “Pllakat”, ndërsa policia ka gjetur celularët e viktimave dhe atletet e tyre.
Pas kërkimeve të polumbarëve të RENEA-s, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës 15 vjeçar me iniciale L.D, i cili është transportuar drejt morgut të qytetit. Viktima u identifikua nga familjarët dhe shokët e tij.
Ndërkohë, sapo është gjetur edhe trupi i 17 vjeçarit me iniciale R.B.