Pasi kishte përfunduar një ndërhyrje kirurgjikale, pacientja është pre e ngacmimit seksual nga një prej mjekëve në spitalin e Beratit.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e këtij qyteti ka dënuar me 18 muaj burgim shtetasin A.Sula, mjek në spitalin e Beratit i akuzuar për veprën penale të «Ngacmimit seksual», në dëm të shtetases A.B, të cilën e ka ngacmuar në pjesët intime, në kohën kur e dëmtuara kishte përfunduar një ndërhyrje kirurgjikale.
Ngjarja për të cilën akuzohet mjeku ka ndodhur në dt. 03.10.2014, në ambjentet e spitalit.