Policia e Beratit ka finalizuar me sukses një operacion antikanabis duke arrestuar 5 persona. 20 kilogram kanabis janë sekuestruar gjatë këtij operacioni nga policia.
Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Vladimir Selenica, Paqësor Selenica, Marjo Selamaj, Taro Ahmeti dhe Shpëtim Xhoxhaj.
Gjithashtu, policia ka bërë të mundur sekuestrimin e 2 automjeteve, 16.650 euro, 45 mijë lekë dhe 6 telefona celularë.