Berat, prokuroria çon në gjyq kreun e komunës dhe 4 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 10:43 08-03-2015 Berat, prokuroria çon në gjyq kreun e komunës dhe 4 persona

Prokuroria e Beratit ka dërguar për gjykim kryetarin e Komunës Perondi Rexhep Hajdari. Hajdari akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikom dokumentash.

Me akuzën e “falsifikimit të dokumentave”, prokuroria ka çuar për gjykim edhe shtetasit Elmas Mema, Mylaim Pire, Refat Pire dhe Barjam Pruto. Sipas prokurorisë, nga hetimi ka rezultuar se kryetari i komunës, pavarësisht se kjo sipërfaqe toke ishte njohur me vendim gjyqësor në emër të kallëzuesit, e ka konsideruar si hapësirë publike dhe ua ka këtë shitur këtë truall 4 shtetasve. Këta të fundit, pasi ZVRPP Berat nuk ua ka njohur blerjen për efekt regjistrimi në hipotekë, për shkak se ajo ishte regjistruar në emër të kallëzuesin, kanë falsifikuar dokumentacionin, duke u bërë pronarë me dokumente të rremë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aleanca Kuq e Zi apel qytetarëve: Kujdes nga lufta e bandave qeveritare
Vrasja në Shkodër, shoqërohen në polici 15 persona, një në kërkim »
Article Logic
Execution time: 0.011322975158691
array(1) { ["section"]=> string(63) "berat-prokuroria-con-ne-gjyq-kreun-e-komunes-dhe-4-persona-5278" }