Berati solidarizohet me kombin Italian

Publikuar tek: aktualitet, më 12:26 09-04-2020 Berati solidarizohet me kombin Italian Berati

Bota po ‘gjunjëzohet’ nga koronavirusi, por në një kohë të tillë, ajo që kanë më shumë nevojë njerëzit është për solidaritet dhe mbështetje në një kohë frike dhe stresi.

 

Italia është një nga vendet më të prekura nga ky virus ku deri më tani kanë humbur jetën 17.669 persona, ndërsa 139. 422 janë të infektuar.

Ndaj kësaj situate tragjike janë solidarizuar edhe qytetarët e Beratit, të cilët ne mes të qytetit kanë vendosur një zemër e cila është veshur me ngjyrat e flamurit italian.

Kujtojmë që vendi ynë prej një muaji është i prekur nga koronavirusi ku deri më tani 22 persona kanë humbur jetën, 409 të infektuar, ndërsa 165 janë të shëruar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009030818939209
array(1) { ["section"]=> string(45) "berati-solidarizohet-me-kombin-italian-201965" }