Gjykata shpall të pafajshëm pas rreth 2 muajsh e gjysmë berberin që u arrestua për kundërshtim të inspektorëve të Tatimeve.
Rreth një muaj më parë për arrestimin e tij foli edhe kryeministri Edi Rama, i cili komentoi se berberi kishte kundërshtuar me forcë kontrollin tatimor. ‘’Iu kundërvu me dhunë kontrollit tatimor’’, tha Rama. Po kështu koment për të ka bërë edhe drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj, e cila tha se në radhë të parë asaj i takonte mbrojtja e jetës së inspektorëve.
Berberi, Taulant Hasanaj qëndroi për rreth 80 ditë në izolim në burgun e Fushë-Krujës. Por tashmë problem mbeten pajisjet e sekuestruara me të cilat punonte, që në të vërtetë kanë dalë në ankand.
Një prej gazetarëve të kronikës së zezë, Flamur Vezaj, që e ka ndjekur nga afër çështjen shkruan:
“Nuk pres t'i kërkojne falje atij dhe as nënës së moshuar, e cila çdo natë i mbyllte sytë duke lotuar! Nuk e pres faljen e tyre se janë pa shpirt, pa ndjenja thjesht ruajnë menderen e tyre dhe bëjnë kurban njerëz të drejtë. Përveç se mbajtën 80 ditë në burg, arritën edhe t’i sekuestrojnë karrigen e berberit, pasqyrën, fshesën dhe koshin e leshit, se këtë të fundit e kanë në tru”
LEXO EDHE:RAMA FLET PER HERE TE PARE PER BERBERIN QE DHUNOI INSPEKTORET
GJYKATA LE NE BURG BERBERIN, JA DESHMIA E TIJ