Berberit i japin masën “burg pa afat”, nxehet gazetari: Lesh sekuestruan dhe për lesh do venë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:12 12-09-2015 Berberit i japin masën “burg pa afat”, nxehet gazetari: Lesh sekuestruan dhe për lesh do venë

Gazetari Flamur Vezaj ka reagur kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në burg pafat një prej berberëve të arrestuar, pas kërkesës së bërë nga Prokuroria.

I arrestuar për shkak se nuk dha kupon tatimor, beriberit tashmë i duhet të përballet me drejtësinë. Por, gazetari Vezaj i ka quajtur delirant dhe pa nivel prokurorët dhe gjyqtarët që pa asnjë ndjenjë humanizmi lanë në burg një berber, ndërsa janë po këta zyrtarë që nuk kanë lënë kriminel dhe vrasës pa nxjerrë në burgu. Vezaj ka kritikuar gjithashtu tatimorët të cilët sipas tij sekuestruan në biznesin e berberit edhe koshin e leshit, ndërsa shton se këta të fundit për lesh do të përfundojnë.

“Gjykata e Tiranës (turpi i zi) e la në burg pa afat berebrin (tim) me kërkesë të prokurorisë (turp në katror). Më vjen aq siklet që nuk e ndihmova dot sepse ca prokuror delirant dhe pa nivel e gjyqtar pa pikën e humanizmit u ndikuan nga aksioni qeveritar dhe për hirë të kësaj e lanë në burg. Janë po ky soj zyrtarësh të drejtësisë që nuk kanë lënë kriminel, vrasës e hajdut pa nxjerr nga burgu dhe i mbeti drejtësia te berberi i qethjesh 200 lekësh. Turpi ska te sosur as me tatimorët që për mungesë të kasës fiskale sekuestruan karrigen e berberit, pasqyrën, fshesën, koshin e leshit dhe vet leshin e për lesh kanë për të përfunduar. Turp turp”, shkruan i indinjuar gazetari.

Arrestimi i berberëve është komentuar gjerësisht dhe me tone të ashpra edhe në rrjetet sociale nga qytetarë të ndryshëm, të cilët shprehen se në këtë mënyrë po goditen më të pafuqishmit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070528984069824
array(1) { ["section"]=> string(95) "berberit-i-japin-masen-burg-pa-afat-nxehet-gazetari-lesh-sekuestruan-dhe-per-lesh-do-vene-20620" }