Bëri bujë me deklaratën 'mezi pres të vijë koronavirusi në Shqipëri', infektohet drejtoresha e Shëndetit në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:53 26-10-2020 Bëri bujë me deklaratën 'mezi pres të vijë koronavirusi në Shqipëri', infektohet drejtoresha e Shëndetit në Tiranë

Kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë, Areti Beruka ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Sipas burimeve për Newsbomb.al, Beruka ka rreth një muaj që është infektuar me Covid19. Si pasojë e infektimit, drejtoresha e Shëndetit në Tiranë ka qenë në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Beruka u bë e njohur në rrjetet sociale disa muaj më parë, pasi deklaroi, “Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek”.

Së fundmi janë shtuar rastet e infektimeve me Covid-19. Gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 3 qytetarë, duke e çuar në 480 numrin total të jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë.

Nga 1304 testime kanë rezultuar pozitiv 288 persona, duke e çuar në 19.445 numrin e përgjithshëm të të prekurve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Organizohet Samiti i 3-të Dixhital i BP, Balluku: Të shkojmë përtej zgjidhjeve lokale, për t’ju ofruar më shumë mundësi qytetarëve tanë
I ofendoi rëndë fëmijët, Blerina Bombaj reagon ashpër: Nuk ka Zot që të fal ty! Fëmijët nuk kanë faj që... (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.01317310333252
array(1) { ["section"]=> string(118) "beri-buje-me-deklaraten-mezi-pres-te-vije-koronavirusi-ne-shqiperi-infektohet-drejtoresha-e-shendetit-ne-tirane-225234" }