'Bëri kurban vëllanë e gjakut', Rama tregon sakrificën e familjes Myrto për të mbrojtur një hebre: Shpëtoi një vëlla nga Zoti

Publikuar tek: politike, më 10:05 09-07-2020 'Bëri kurban vëllanë e gjakut', Rama tregon sakrificën e familjes Myrto për të mbrojtur një hebre: Shpëtoi një vëlla nga Zoti Edi Rama

Në përurimin e memorialit të holokaustit, kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin duke sjellë në vëmendje disa histori sakrifice të shqiptarëve, të cilët iu hapën dyert hebrenjëve, të cilët ishin të pushtuar nga nazizmi.

Në fjalën e tij Rama përmendi disa familje shqiptare të cilët sakrifikuan vëllain e gjaku për të shpëtuar një person me të cilin nuk e lidhte asgjë tjetër përveçse të dy ishin njerëz.

Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se kjo histori duhet të trazhigohet në breza.

“Historia e mbrojtjes së hebrenjve në Shqipëri është një histori mahnitëse por nuk është fillimi i marrëdhënieve mes dy popujve. Ajo daton në shekullin e dytë pas erës sonë kur hebrenjtë u shfaqën në brigjet e Adriatikut.

Përpara luftës së dytë botërore dhe para se kjo marrëdhënie të shfaqej në formën më fisnike, Shqipëria ishte i vetmi vend që në legjislacionin e saj kishte të miratuar shabatin që do të thotë se të gjithë qytetarët hebre që jetonin në këtë vend kishin të drejtën të mos punonin ditën e premte dhe askush nuk do i ndërpriste punën.

Familja Myrto sakrifikoi një prej vëllezërve të vet. Jeta e vëllait u bë kurban për të mbrojtur dhe shpëtuar një vëlla nga Zoti me të cilin lidhja ishte thjesht që të dy ishin njerëz.

Apo familja e Nuro Hoxhës që i dha strehim katër familjeve hebre, një prej të cilave dëshmon që në momentin e hapjes së derës dëgjoi fjalët e pabesueshme që i tha se nga ai moment ishin një familje. Shqipëria është i vetmi vend me më shumë hebrenj pas luftës se para luftës së dytë botërore.

I vetmi vend ku hebrenjtë nuk iknin por vinin për të kërkuar shpëtim. Këtu shoh të gjithë përfaqësuesit e klerit shqiptar. Të gjithë përfaqësuesit më të lartë të klerit asokohe dhanë një përgjigje që është një nga fjalët e arta të historisë së këtij vendi, “Arin merre, hebrenjtë jo”.

Shpëtimi i hebrenjve është një histori që përmban brenda detyrimin për të gjithë ne, për ta ruajtur jo si një histori për ta treguar në memoriale, por si një vlerë të madhe që duhet trashëguar brez pas brezi për t’ia kaluar fëmijëve tanë sepse ka shumë anë, si një gur i çmuar që ngado ta rrotullosh shkëlqen”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096938610076904
array(1) { ["section"]=> string(128) "beri-kurban-vellane-e-gjakut-rama-tregon-sakrificen-e-familjes-myrto-per-te-mbrojtur-nje-hebre-shpetoi-nje-vella-nga-zoti-213306" }