Moderatori Adi Krasta është njohur si kritikues i qeverisë Rama por ditën e djeshme u ka bërë thirrje “live” në emision gjirokastritëve që të votojnë Blendi Çuçin i cili është kandidat i PS.
Sakaq, Krasta shpjegon se me këtë gjest nuk mbështet PS-në por thjesht mbështetje individuale për Çuçin..
REAGIMI I PLOTË I KRASTËS:
Sot ne intervisten me Bledi Cucin i cili po garon per deputet ne Qarkun e Gjirokastres i dhashe ne titull personal mbeshtetje per nje rezultat pozitiv individual ne zgjedhjet e ardhshme.
Me kete gjest nuk mbeshtes Partine Socialiste sic aludohet me naivitet dhe dashakeqesi ne disa portale. Eshte nje nga ato raste kur sjellja e specialisteve te Marredhenieve Publike qeveritare dhe pronareve te portaleve behet terroriste duke krijuar skema dhe situata joreale e jorealiste.
Partite politike kryesore ne Shqiperi duhen monitoruar dhe kritikuar vazhdimisht dhe pakompromis.
Qendrimet e mia kritike ndaj partise ne pushtet nuk kane ndryshuar dhe bindja ime per rotacion te vazhdueshem ne Shqiperi eshte e patundur.
Titujt joprofesionale te shkrimeve telenoveleske te portaleve nuk kane asgje te perbashket me qendrimet e mia te se tashmes dhe se ardhmes.