Bëri vëllain për spital, arrestohet 72-vjeçari në Lushnje, në pranga edhe një tjetër që rrahu nusen e djalit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:33 22-10-2019 Bëri vëllain për spital, arrestohet 72-vjeçari në Lushnje, në pranga edhe një tjetër që rrahu nusen e djalit Foto ilsutruese

Policia e Lushnjes ka arrestuar dy persona për dhunë në familje.

Mësohet se është ndaluar shtetasi M.K., pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit me iniciale E.K.

Gjithashtu është vënë në pranga 72 vjeçari A.G., i cili ka goditur me sende të forta vëllain e tij, Sh.G, 67 vjeç për motive pronësie.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet shumë për gjendjen e tij shëndetësore.

Lushnje/ Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan shtetasit:

•M.K, 62 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të tij, shtetases E.K, 25 vjeçe.

•A.G, 72 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive pronësie ka goditur me sende te forta vëllain e tij, shtetasin Sh.G, 67 vjeç i cili ndodhet në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019882202148438
array(1) { ["section"]=> string(113) "beri-vellain-per-spital-arrestohet-72-vjecari-ne-lushnje-ne-pranga-edhe-nje-tjeter-qe-rrahu-nusen-e-djalit-183063" }