Berisha akuza Ramës dhe Bashkisë së Tiranës për bashkëpunimin me Veronën: Kompania që do menaxhojë mbetjet pjesë e Ndranghetas

Publikuar tek: politike, më 15:31 17-11-2016 Berisha akuza Ramës dhe Bashkisë së Tiranës për bashkëpunimin me Veronën: Kompania që do menaxhojë mbetjet pjesë e Ndranghetas

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Bashkinë e Tiranës se do sjellin në Shqipëri për menaxhimin e grumbullimin e mbetjeve një kompani që në Itali është hetuar për lidhje me organizatën mafioze Ndrangheta.

Sipas Berishës, kompania që do kryej këto funksione në Tiranë është e përbërë nga dy kompani, AGS Verona dhe Amia Verona, që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me drejtuesit e organizatës mafioze.

Deputeti demokrat theksoi se ka qenë deputeti i PS-së Artan Gaçi ai që është takuar fillimisht me drejtuesit e kësaj kompanie dhe më pas kryeministri Rama vizitoi dy herë Veronën.

Më tej Berisha shtoi: “Kjo kompani ka përdorur plehrat për të mbushur dhe ndërtuar autostradat në Itali. Por kjo nuk do të ndodh më sepse plehrat do vijnë të mbushin rrugët e Shqipërisë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13397598266602
array(1) { ["section"]=> string(131) "berisha-akuza-rames-dhe-bashkise-se-tiranes-per-bashkepunimin-me-veronen-kompania-qe-do-menaxhoje-mbetjet-pjese-e-ndranghetas-59816" }