Berisha ALARMON ‘dynjanë’: Vdes bodigardi i Ramës, tjetri rëndë! (Ja si është e VËRTETA)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:13 15-06-2019 Berisha ALARMON ‘dynjanë’: Vdes bodigardi i Ramës, tjetri rëndë! (Ja si është e VËRTETA)

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me denoncimet e qytetarit dixhital duke i marrë si të mirëqena.

Berisha shkroi se një nga bodigardët e kryeministrit Edi Rama ka ndërruar jetë dhe tjetri është në gjendje të rëndë.

Ish-kryeministri e lidh këtë me incidentin që ndodhi në Librazhd ku eskorta e kryeministrit u sulmua nga protestuesit dhe në përpjekje për të devijuar rrugë preku një nga bodigardët që po vraponte pranë makinës.

Berisha u ka bërë thirrje mediave të hetojnë këtë çështje që në fakt rezulton e gjitha një sajesë.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së shtetit konfirmojnë për newsbomb.al se nuk ka asnjë të vërtetë në këtë lajm që si gjithmonë ka nisur të shpërndahet me shpëjtësi nëpër portale. Të njëjtat burime thonë se nuk ka pasur kurrfarë problemi për jetën dhe shëndetin e truprojeve të Kryeministrit gjatë veprimtarisë së zhvilluar në Librazhd, apo në qarqet e tjera të vendit gjatë këtyre ditëve.

Më poshtë, newsbomb.al sjell edhe njëherë videon e incidentit bashkë me momentin kur eskorta prek bodigardin por siç duket, e gjitha ka kaluar pa pasoja.

Screenshot_4.jpg

Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Brendshme që e quan atë që shkruan Berisha, insinuate haluçinante dhe burim dizinformimi.

DEKLARATA E PLOTË:

Ministria e Brendshme nuk angazhohet në përgënjeshtrimin publik të insinuatave apo lajmeve të rreme që publikohen nëpër rrjetet sociale.

Por kur media të caktuara, që pretendojnë seriozitet dhe përgjegjshmëri publike, bëhen zëdhënës të tyre, Ministria e Brendshme e quan me dobi publike reagimin.

MB hedh poshtë me neveri insinuatën e turpshme të publikuar sot në disa media për kinse humbje jete apo plagosje të truprojeve të Kryeministrit gjatë provokimeve nga disa protestues të Partisë Demokratike në Librazhd, më datë 13.06.2019.

Nuk ka pasur kurrfarë problemi për jetën dhe shëndetin e truprojeve të Kryeministrit gjatë veprimtarisë së zhvilluar në Librazhd, apo në qarqet e tjera të vendit gjatë këtyre ditëve.

 Ministria e Brendshme fton median e përgjegjshme dhe opinionin publik që të jenë shumë të kujdesshëm me insinuata të kësaj natyre haluçinante, të cilat kanë shpesh herë të njëjtin burim dezinformimi dhe që synojnë vetëm një gjë: krijimin e një klime pasigurie dhe paqartësie në vend.

MB i kujton opinionit publik se nga i njëjti burim, që ka publikuar së pari insinuatën e sotme, vetëm përpara pak ditësh, u përhapën trillime monstruoze që synonin të kompromentonin Policinë e Shtetit dhe t’i ngarkonin asaj paturpësisht përgjegjësinë për goditjen e dy protestuesve gjatë protestës së datës 2 qershor 2019, të cilat, siç u provua botërisht, kishin ardhur nga protestues të tjerë.

MB fton mediat që kanë publikuar këtë insinuatë kaq flagrante dhe në shpërfillje të plotë të parimeve profesionale të gazetarisë që të distancohen nga praktika të tilla, që të përgënjeshtrojnë njoftimin e dhënë dhe të marrin masa që në të ardhmen të mos ndodhin më raste të ngjashme dezinformimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2733941078186
array(1) { ["section"]=> string(88) "berisha-alarmon-dynjane-vdes-bodigardi-i-rames-tjetri-rende-ja-si-eshte-e-verteta-168313" }