Berisha bën bilancin e 600 ditëve të Ramës: Ka mbizotëruar krimi në pushtet, ekonomia në pikiadë

Publikuar tek: politike, më 13:52 03-08-2015 Berisha bën bilancin e 600 ditëve të Ramës: Ka mbizotëruar krimi në pushtet, ekonomia në pikiadë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarët ku ka folur rreth situatës politike dhe ekonomike në vend. Sipas Berishës, 300 ditët e dyta të qeverisë së Ramës janë karakterizuar nga dominanca e krimit në pushtet.

Berisha renditi, sipas tij, ngjarjet më të rënda të kapjës së politikës nga krimi.

“Në 300 ditëshin e saj të dytë spikati më shumë se çdo gjë tjerët krimi në pushtet dhe pushteti i inkriminuar. Akte të cilat faktojnë lidhjet e Edi Ramës me krimin. Mjafton t’ju rikujtojë këtu dosjen Meta-Doshi. Urrdhëri i tij për të liruar trafikantin Bami nga makina e Frrokut. Vrasja e 4-fishtë e Kostandinit të partisë. Fshehin kërkesën për ekstradimin e Mark Frrokut si vrasës i dënuar me 10 vite si vrasës nga Gjykata e Brukselit. Lidhjet e tij me Hakmarrjen për drejtësi, të faktuara”, tha Berisha.

Sipas tij, qeveria ka detyruar SHBA-të që për herë të parë të reagojnë hapur ndaj Arben Ndokës, për të cilin Berisha tha se është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Romës.

“Shkelja flagrante e marrëveshjes për dekriminalizimin. Mbrojtja flagrante e kriminelëve në Parlament, sollën pasoja shumë të rënda. Jo vetëm bllokuan procesin, por detyruan për herë të parë që qeveria e Shteteve të Bashkaura të denoncojë praninë si deputet në parlament, të mbrojur nga Edi Rama, të arben Ndokës i dënuar me 7 a 8 vite burg nga gjykata e Romës”, ka thën Berisha.

Ish-kryeministri Berisha u shpreh se ekonomia shqiptare është në rënie të lirë, dhe kjo për shkak se qevëria nuk ka patur asnjë program ekonomik. Sipas Berishës, këto dhe shumë probleme të tjera sollën largimin e FMN-së, dhe ndërprerjen e kredisë.

Një rekord tjetër i zi, i paprecedent në 20 vjet, është largimi i FMN-së nga Shqipëria. Kjo qeveri, konstatova se kishte zero program ekonomik. I paimagjinueshëm, as edhe një objektiv të vetëm makroekonomik. Pse, sepse nuk dinin, se raportin e bëri një mësues anglishteje. Fondi u largua sepse krenarët të klientelës qeveritare po përvetësonin të ardhurat nga Doganat dhe Tatimet. Ata që i shkojnë mbrapa Edi Ramës janë kalorësit e përvetësimit të akcizave. Dështimi me akcizat është dëshmia e kapjes së një qeverie. Ekonomia është në pikiadë dhe Edi Rama i paraqet sukseset imagjinare. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025269031524658
array(1) { ["section"]=> string(100) "berisha-ben-bilancin-e-600-diteve-te-ramse-ka-mbizoteruar-krimi-ne-pushtet-ekonomia-ne-pikiade-17613" }