Berisha denoncon me emra SKANDALIN: Ja si kanë vjedhur 220 milion euro Ahmetaj me Zoton. Do i çojmë në Prokurori

Publikuar tek: politike, më 18:40 04-12-2017 Berisha denoncon me emra SKANDALIN: Ja si kanë vjedhur 220 milion euro Ahmetaj me Zoton. Do i çojmë në Prokurori

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar atë që opozita e quan afera me djegësit e mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Berisha ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka se në shkelje të ligjit i kanë dhënë tendera mafioz investitorit Klodian Zoto, për ndërtimin e tre djegësve të mbetjeve në Elbasan, Tiranë e Fier.

Berisha tha se Zoto ka ndërruar emra dhe firma duke i përfituar të tjera tenderat që më pas ia ka shitur një shtetasi italian duke fituar miliona euro.

Denoncimi i Berishës:

Unë jam këtu të paraqes një nga rastet më flagrante të vjedhjes së 220 milion eurove të dokumentuara. Afera është më plehrë se të gjitha plehrat e shqipërisë.

Në vitin 2015 një kompani, ofrohet dhe kërkon të ndërtojë djegësin e Elbasanit, në kundërshtim me çdo ligj të vendit. Kjo qeveri me Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn, edhe me ministrin Koka, brenda një dite bëri veprime të paimagjinueshme dhe ia dha tenderin një njeriu famoz, Klodian Zoto, njeriu i Arben Ahmetajt. Ky zotëri e mer dhe po në datën 16 e shet te një italian 16 milion euro dhe fut në xhep 7 milion euro nga taksat e qytetarëve.

I vodhën këto po ku ngopen. Nga djegësi i Elbasanit te ndjekësi i Fierit. Ia dhanë po Klodian Zotos, duke ndërruar emra dhe firma. Po sa ja dhanë 22 milion euro. Çfarë bëri Zoto, ia shiti italianit dhe futi në xhep 13 milion euro. Ja ku janë me dokumenta me të gjitha.

Ku janë deputetët e Fierit? Më thoni ju a është vendosur një tullë për këtë? Ju them unë kompania ka marrë 6 milion eruo pa marrë akoma lejen e ndërtimit. Vazhdojmë më tutje.

Në fund Tirana, në Tiranë djegësi do të jetë 128 milion euro. Nuk ka burr nëne që të gjejë kontratën. Unë akuzoj se këta fshehin kontratën se në buxhet kanë përcaktuar fiks 10 milion euro. Lefter Koka s’e bënte kurrë një gjë të tillë, se ska ministër që e bënte këtë si Arben Ahmeti që ndan paratë me Zoton.

Ne këto do t’i çojmë aty ku duhet. Një hajdut që vodhi dhe i çoi në Rumani, është kthyer tani me Klodian Zoton dhe bën batërdinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Rama nxin me mungesën e tij, t’i kërkojë falje Violeta Manushit. I përgjigjet Balla
Rama takon Donald Tusk në Bruksel, presidenti i KE: Të vijojnë reformat për shtetin ligjor »
Article Logic
Execution time: 0.012141942977905
array(1) { ["section"]=> string(117) "berisha-denoncon-me-emra-skandalin-ja-si-kane-vjedhur-220-milion-euro-ahmetaj-me-zoton-do-i-cojme-ne-prokurori-101954" }