Berisha dhe Basha nuk merren vesh, deklarojnë shifra të ndryshme për pjesëmarrjen në protestë

Publikuar tek: politike, më 15:25 27-01-2018 Berisha dhe Basha nuk merren vesh, deklarojnë shifra të ndryshme për pjesëmarrjen në protestë

Ditën e sotme u mbajt protesta e opozitës përpara godinës së Kryeministrisë. 

Por sa protestues ishin në shesh?

Gjatë fjalës në podium përpara gjithë protestuesve, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se mbi 100 mijë protestues ndodhen sot në shesh për të larguar këtë qeveri.

Pas mbarimit të fjalimeve që u mbajtën në podium, ish-kryeministri Berisha dha një prononcim të shkurtër për mediat ku deklaroi se në protestë morën pjesë mbi 500 mijë persona.

Një shifër shumë herë më e madhe se ajo që deklaroi Basha.

Ende nuk dihet numri i saktë i pjesëmarrësve në protestë, po për momentin po mjaftohemi me shifrat që deklaruan Basha dhe Berisha, edhe pse "paksa" kontradiktore me njëra tjetrën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098371505737305
array(1) { ["section"]=> string(99) "berisha-dhe-basha-nuk-merren-vesh-deklarojne-shifra-te-ndryshme-per-pjesemarrjen-ne-proteste-108147" }