Berisha do dorëzojë mandatin si deputet në Kuvend? “Këtu është bërë e padurueshme”

Publikuar tek: politike, më 13:14 25-02-2016 Berisha do dorëzojë mandatin si deputet në Kuvend? “Këtu është bërë e padurueshme”

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot jashtë ambienteve të Kuvendit se ëhstë duke e parë seriozisht qëndrimin e tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë padsi sipas tij “këtu është bërë e padurueshme”. Berisha tha se kriminaliteti është në nivelet më të larta dhe sa i takon dorëzimit të mandatit u shpreh i hapur duke shtuar se personalisht është duke e menduar një gjë të tillë në kushtet që është parlamenti sot.

“Kreu i Meduzës Edvin Kristaq Rama ka shndërruar parlamentin shqiptar në strofull të krimit dhe kriminelëve dhe në atë parlament gjen sot pas burgjeve të sigurisë së lartë, numrin më të lartë të kriminelëve të kapita.

Armando Prenga në mëshirë vendosi mos paraqitet për ti larë faqen e zezë Edi Ramës por Armandi është vetëm nëri prej tyre, si Armandi janë një numër i madh deputetësh që vjedhin pa mëshirë përmes mandatit pasurinë e shqiptarëve midis deputetëve ka një garë të papërmbajtur për të vjedhur pasuritë publikë .

Këtu është bërë e padurueshme nuk ka ndodh kurrë që të vidhet haptaz ndaj dhe unë do konsideroj shumë seriozisht qëndrimin tim në këtë strofull krimi”, tha Berisha ndërsa iu përgjigj kështu pyetjes për dorëzimin e mandatit:

“Unë jam duke e menduar personalisht, unë do shqyrtoj në fillim qëndrimin tim ndaj këtij parlamenti. Jam duke shqyrtuar variante shumë të hidhura.

A jeni dëshmitarë sesi Olsi Rama del protagonist në vjedhjen e shtetit në disa afera, a mund të vazhdohet më kështu? Ka shpërthyer një lukuni e paimagjinueshme që deputetët ministrat dhe familjet e tyre të vjedhin pasurinë publike, të gjitha opsionett janë të hapura, unë e kam deklaruar edhe njëherë qëndroj i hapur në kushtet e këtij parlamenti në shkallën më të lartë të kriminalitetit”, tha Berisha.

Edhe deputeti demokrat Bylykbashi komentoi rreth mandatit të Prengës, duke kërkuar pezullim në ushtrimin e profesionit derisa gjykata të marrë vendim për çështjen që akuzohet: plagosje e Nikoll e Gjokë Calit. “Të pezullohet në ushtrimin e profesionit derisa të marrë gjykata vendim të formës së prerë. Vetpezullimi nuk ekziston si parim ligjor. Kërkojmë diçka parimore dhe të miratueshme.”, tha Bylykbashi.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.011000156402588
array(1) { ["section"]=> string(85) "berisha-do-dorezoje-mandatin-si-deputet-ne-kuvend-ketu-eshte-bere-e-padurueshme-33498" }