Berisha: Dy drejtorët e Policisë së Shtetit, Pata dhe Ahmeti, drejtonin trafikun e drogës

Publikuar tek: politike, më 22:02 13-03-2015 Berisha: Dy drejtorët e Policisë së Shtetit, Pata dhe Ahmeti, drejtonin trafikun e drogës

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot dy drejtorët e Policisë së Shtetit, Albert Pata dhe Alban Ahmeti si përsona të përfshirë në trafikun e drogës.

Me anë të një postimi në Facebook , Berisha shprehet se Albert Pata, Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ishte direkt i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike nga Lazarati në drejtim të Italisë dhe Greqisë.

“Dy drejtorët e drejtorisë operacionale të Policisë së Shtetit, drejtorisë më të rëndesishme të Policisë, Albert Pata dhe pasardhësi i tij Alban Ahmeti të përfshirë në trafikun e canabisit dhe kokainës. Kështu, rreth 16 muaj më pare Albert Pata u emërua Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda. Atij menjehere iu dhurua grada Drejtues i Parë fal kontributit të tij financiar dhe politik Tnumërues i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013). Në muajin mars të vitit 2014 mbi bazën e informacioneve të ardhura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Sherbimet inteligjente dhe nga Autoritet ligjzbatuese Italiane, provohet se drejtuesi i kësaj njësie speciale, e cila mbulon vëzhgimin, përgjimin dhe agjent nën mbulim, ishte direkt i perfshirë në trafikun e lëndëve narkotike nga Lazarati në drejtim të Italisë dhe Greqisë”, shkruan Berisha në Facebook.

“Ndërmjetës i tij me grupet e trafikut të drogës në jug ishte Seresi, oficeri dhe shoferi superpotent, miku i ngushtë i Sajmir Tahirit që u arrestua tek transportonte rreth 1 ton drogë. Në momentin e arrestimit të tij nga policia e Gjirokastrës, Didi telefonoi në drejtorinë e policisë të këtij qarku. Ai nuk kërkoi direkt lirimin e tij por iu tha atyre se ministri do merzitet shumë nga arrestimi i Serezit. Pata, që duhet të procedohej, mori vetëm largimin nga drejtor për të vazhduar punën në një detyrë tjetër. Në vend të tij u emërua drejtor i njësisë, Alban Ahmetaj, edhe ky i përjashtuar nga forcat e Policisë në vitin 2006, rikthehet në kundërshtim me ligjin në tetor të vitit 2013 për të vetmen arsye se ishte kontribues financiar dhe pjesmarrës direkt në strukturat e Partisë Socialiste, emërohet në detyrën e Shefit të Komisariatit nr. 4 duke iu dhuruar grada, në kundërshtim me ligjin për Policinë e Shtetit dhe VKM për gradat. Në mars të 2014 si lidhje direkte e Tahirit dhe Didit, emërohet Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe i jepet grada Drejtues i Parë në kundërshtim me ligjin.

Në muajin mars të vitit 2015 Drejtori i Përgjithshëm e largon nga kjo detyrë pasi ishtei implikuar drejtpërdrejt në trafikun e lëndëve narkotike me punonjësin e policisë Hamza Demushaj. Para infiltrimit te Hamzës shefi i tij kundërshton vendimin e infiltrimit dhe kërkon verifikimin e tij. Të nesërmen shefi degdiset në periferi të Shqipërisë, kurse Hamza, tashmë oficer i infiltruar, fillon punën për vete dhe drejtorin e tij, Alban Ahmetaj dy muaj para këtij skandali ishte nën hetim nga Njësia Taks-Forcë pranë Prokurorisë Rethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të korrupsionit (për marrje rrushfeti për punonjësit e policisë për emërime).

Por Pata dhe Ahmeti janë vetëm oficerë. në shërbim të shefave të tyre, baronëve të drogës në krye të mazhorancës të qelbësirave”, shkruan ish kryeministri.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021103858947754
array(1) { ["section"]=> string(91) "berisha-dy-drejtoret-e-policise-se-shtetit-pata-dhe-ahmeti-drejtonin-trafikun-e-droges-5831" }