Berisha: E mbyllën Parlamentin si kuzhina e Liros, ia mbathën nga frika

Publikuar tek: politike, më 11:28 12-03-2015 Berisha: E mbyllën Parlamentin si kuzhina e Liros, ia mbathën nga frika Sali Berisha

Menjëherë pas mbylljes së seancës parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha e ka komentuar mbylljen sikur ‘’të mbyllej kuzhina e Liros’’ dhe se ia mbathën nga frika nga protestuesit.

“Kjo është zgjidhja e tyre. 10 minuta mbyllën Parlamentin. Ia mbathën nga frika. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij parlamenti kjo. E mbyllin Parlamentin si të ishte kuzhina e Liros”, deklaroi Berisha, duke përshëndetur protestuesit e PD-së, nisur në Tiranë

“ Përshëndes qytetarët që janë nisur nga të katërt skajet e dheut nga Jugu më I largët dhe Veriu më I largët, nga Lura dhe mbarë Shqipëria. Kjo maxhorancë e gllabëruar dhe udhëhequr nga krimi ka vetëm një alternativë: të hapë rrugën nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.”, theksoi më tej Berisha.

Ish-kryeministri deklaroi se protesta do të jetë paqësore dhe se nuk do të ketë probleme të krijuara nga ta. “PD është parti e vlerave. Parimet janë më të forta se të gjitha qelbësirat që I kanë future në administratë, të pathyeshme. Qytetarët protestojnë paqësisht pa incidente. Do të gjeni në protestë edhe njerëz pa parti.”, përfundoi Berisha.

Pas tij edhe deputeti Mhill Fufi, i cili është përmendur nga Tom Doshi se kanë dashur ta vrasin edhe atë, tha se seanca u mbyll nga frika.

“Ku ka bo vaki të mbyllet parlamenti për 10 minuta. Se janë frikacakë, nuk janë burra. Kanë frikë nga populli.’’, deklaroi Fufi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0207200050354
array(1) { ["section"]=> string(74) "berisha-e-mbyllen-parlamentin-si-kuzhina-e-liros-ia-mbathen-nga-frika-5644" }