Berisha: E sigurtë, Shqipëria drejt vendosjes së vizave

Publikuar tek: aktualitet, më 21:38 06-09-2017 Berisha: E sigurtë, Shqipëria drejt vendosjes së vizave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me vendosjen e vizave për shqiptarët nga shteti i Holandës, duke theksuar se tashmë është një fakt i sigurtë.

Në postimin e tij Berisha lidhur me këtë fakt ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Shqiperia po ecen drejt vendosjes te sigurt te vizave. Mediat njoftojne se azilkerkuesit nga Shqiperia ne France per periudhen janar-gusht arriten 7256 vete, sa dyfishi i te gjitha vendeve tjera si Afganistan, Siri, Sudan, Haiti te marra se bashku. Mediat njoftojne se autoritetet franceze shohin zgjidhje te vetme rikthimin e vizave per shqiptaret”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Postimi i Berishës:

Ndeshkimi i Norieges me rikthim te vizave per shqiptaret po behet realitet!

Shqiperia drejt vendosjes se sigurt te vizave.
Azilkerkuesit nga Shqiperia ne France sa dyfishi i te gjitha vendeve te tjera te marra se bashku!

Te dashur miq,
Shqiperia po ecen drejt vendosjes te sigurt te vizave. Mediat njoftojne se azilkerkuesit nga Shqiperia ne France per periudhen janar-gusht arriten 7256 vete, sa dyfishi i te gjitha vendeve tjera si Afganistan, Siri, Sudan, Haiti te marra se bashku. Mediat njoftojne se autoritetet franceze shohin zgjidhje te vetme rikthimin e vizave per shqiptaret.

Javet qe kaluan autoritetet e zbatimit te ligjit te Mbretrise se Hollandes i dorezuan parlamentit te vendit nje raport, ne te cilin informojne per rritjen dy vitet e fundit me 700% te kriminalitetit shqiptar ne kete vend dhe rritje te madhe te azilkerkuesve nga Shqiperia.

Ky eshte nje ndeshkim madhor qe Edvin Kristaq Rama i beri Shqiperise. Ai po i privon shqiptaret nga arritja e madhe e jetes se tyre! sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.089151859283447
array(1) { ["section"]=> string(59) "berisha-e-sigurte-shqiperia-drejt-vendosjes-se-vizave-91403" }