Berisha i heq përgjegjësitë LSI-së për marrëveshjen e detit në vitin 2009 dhe bën deklaratën e fortë: Pala greke njoftoi edhe opozitën për deklaratën e Mitsotakis

Publikuar tek: politike, më 21:23 10-09-2020 Berisha i heq përgjegjësitë LSI-së për marrëveshjen e detit në vitin 2009 dhe bën deklaratën e fortë: Pala greke njoftoi edhe opozitën për deklaratën e Mitsotakis

Ish-kryeministri Sali Berisha në një lidhje në Skype me emisionin “Opinion” i është përgjigjur kryeministrit rama në lidhje me deklaratën e tij për çështjen e detit me Greqinë.

Kryeministri Rama më herët deklaroi se Berisha, Meta dhe Basha janë tradhtarë për shkak të marrëveshjes së vitit 2009, ndërsa nuk ka një marrëveshje në ditët e sotme me palën greke.

Ndërkohë Berisha hoqi përgjegjësitë e asaj marrëveshje nga LSI, pasi në prill të vitit 2009, Lëvizja socialistë për Integrim ishte në opozitë.

“Së pari, në marrëveshjen e vitit 2009, LSI ka qenë në opozitë. Së dyti më duhet t’i them publikut se ndjehem i lehtësuar, pasi dëgjuat për treçerk ore se ç’përfaëëson njeriu i cili gënjeu, mashtroi dhe nuk dha asnjë shpjegim. Ai ishte si Kryeministri i dajres dhe kazanit”, tha Berisha.

Më tej, Berisha deklaroi se pala greke ka njoftuar qeverinë dhe opozitën për deklaratën e kryeministrit Mitsotakis në parlament.

Berisha: Qeveria ka notifikuar para deklaratës, autoritetet shqiptare të dy krahët të pozitës dhe opozitës.

Fevziu: Ju thoni që autoritetet greke kanë njoftuar edhe opozitën dhe mazhorancën?

Berisha: Pa diskutim.

Fevziu: Opizitën shqiptare?

Berisha: Pa diskutim, ka njoftuar  që do ketë një deklaratë të tillë. Kjo është prsaktikë e civilizuar, normale dhe etike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-ambasadori ‘provokon’ Ramën: Politika juaj ka devijuar, kokën e ke në Bruksel e bishtin në Anadoll. Përgjigjet kryeministri: Falë qeverisë tonë kemi politikë të jashtme, nuk kam pse ju tregoj juve asnjë plan për negociata
‘Ç’ke folur me grekët për detin?’, Rama i nervozuar: S’është president, por peshkatar! S’ka punë Meta me kë flas unë, s’i jap llogari atij! Monika le të tundi tiganin »
Article Logic
Execution time: 0.0093879699707031
array(1) { ["section"]=> string(168) "berisha-i-heq-pergjegjesite-lsi-se-per-marreveshjen-e-detit-ne-vitin-2009-dhe-ben-deklaraten-e-forte-pala-greke-njoftoi-edhe-opoziten-per-deklaraten-e-mitsotakis-219997" }