Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që edhe këtë fundjavë të qëndrojë larg debateve dhe replikave politike.
Ai ka zgjedhur oborrin e mahnitshëm të vilës në peizazhin e mrekullueshëm të pishave shumë pranë detit për t’iu përkushtuar letërsisë. Berisha informon se po lexon “Ali Pashë Tepelena dhe Fillesat e Nacionalizmit Shqiptar" të Prof. Dr. Fedhon Meksit, dhe në një analizë të thellë shprehet se Ali Pasha ishte njërin prej personaliteteve më të jashtëzakonshme të kombit shqiptar, politikan i madh, strateg i shquar, diplomati i sprovuar, shtetar vizionar, gjeneral trim etj.
Fundjavën e kaluar Berisha e kaloi po pranë Adriatikut ku edhe shëtiste buzë detit.