‘Berisha i persekutuar nga komunizmi’, Balla ia numëron ‘një për një’: Po pushimet në varkën e djalit të Enver Hoxhës

Publikuar tek: politike, më 13:54 23-05-2019 ‘Berisha i persekutuar nga komunizmi’, Balla ia numëron ‘një për një’: Po pushimet në varkën e djalit të Enver Hoxhës

Kreu i grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla foli nga foltorja e Kuvendit për raportin e Institutit për të Përndjekurit, ndërkohë që tha se i duhet dhënë fund historisë se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë persekutuar.

Balla i kujtoi Berishës pushimet në varkën e djalit të diktatorit Enver Hoxha, si një dëshmi që ish-kryeministri s’është persekutuar asnjëherë nga komunizmi.

‘Ka qenë njeri (Berisha) këtu që ndjenji 27 vite vetëm duke e sjellë vërdallë por pa bërë asnjë gjë të vetme. Mjaft më me historinë që paska qenë Berisha i persekutuar. Unë nuk di si mund të jesh i persekutuar, por pushimet t’i bësh në varkën e djalit të Enver Hoxhës.

Ne nuk paguajmë Institute që të merren me një periudhë që ligji nuk ua ka dhënë të drejtën ta bëjnë. Ripërtëritja e grupeve parlamentare e solli një të mirë, të kemi edhe përfaqësues të Ballait Kombëtar. Ky debat i bëri nder Kuvendit. Gjërat duhet ti shohim me objektivitet’, tha Balla.

Fotoja që i referohet Balla

5ce6836ac9089berisha.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023048877716064
array(1) { ["section"]=> string(118) "berisha-i-persekutuar-nga-komunizmi-balla-ia-numeron-nje-per-nje-po-pushimet-ne-varken-e-djalit-te-enver-hoxhes-165425" }