Berisha i shkarkoi të atin ambasador Arba Kokalarit, me kërkesë të Kadaresë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:57 27-05-2019 Berisha i shkarkoi të atin ambasador Arba Kokalarit, me kërkesë të Kadaresë

Arba Kokalari, eurodeputetja e Suedisë në Parlamentin Europian dhe e para eurodeputete shqiptare mori sot dhjetra urime nga personalitete të politikës në Shqipëri.

Ndër ta edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i dërgoi asaj urime të përzemërta për përzgjedhjen si eurodeputete.

Arba është mbesa e intelektuales, disidentes dhe patriotes gjirokastrite Musine Kokalarit. Ajo është vajza e Bardhyl Kokalarit, ish-ambasador i Shqipërisë në Stokholm në vitin 1992, kur Arba ishte vetëm 6-vjeçe.

Bardhyl Kokalari do të akuzohej pak vite më pas nga shkrimtari i famshëm Ismail Kadare se kishte shkruar letra jurisë së Çmimit Nobel kundër tij.

“Një ish-ambasador i Shqipërisë në Suedi, ka kundërshtuar nominimin tim me këtë çmim. Ky ishte një veprim skandaloz, saqë edhe vetë shtypi u mor gjatë me këtë çështje. E ç’është më e keqja, ai ambasador ishte nga Gjirokastra”, tha Kadare në vitin 2008.

Por megjithëse Bardhyl Kokalari nuk i pranoi kurrë akuzat, flitet se Kadare i kërkoi Sali Berishës ta shkarkonte nga posti që mbante. Dhe Berisha ashtu bëri. Kokalari pas shkarkimit u kthye në Stokholm ku aplikoi dhe u pranua për që qëndruar aty.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026563882827759
array(1) { ["section"]=> string(81) "berisha-i-shkarkoi-te-atin-ambasador-arba-kokalarit-me-kerkese-te-kadarese-165947" }