Berisha i "tërheq veshin" Bashës

Publikuar tek: barometri, më 09:10 20-03-2018 Berisha i

Ish-lideri Sali Berisha me kreun e PD Lulzim Basha

Ditën e sotme, PD ka zhvilluar mbledhjen e Grupit Parlamentar pas së cilës kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur edhe fjalën e tij për gazetarët.

Sakaq, newsbomb.al, zbardh detaje nga mbledhja pa kamera e të djathtëve.

Mësohet se ish-lideri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij duke vlerësuar 26 shkurtin si ngjarjen më kriminale të regjimit e në këtë drejtim ka lëshuar kritika të forta për faktin që kjo datë, apo 20 shkurti, as që po kujtohet më nga Partia Demokratike.

“PD duhet të angazhohet më shumë në përkujtimin e tyre, jo si herën e fundit që nuk u bë asgjë”, mësohet të ketë thënë Berisha në mbledhje ndërsa është ndalur gjerë e gjatë te simbolika e këtyre datave të shënuara, lënë në harresë nga e djathta zyrtare.

Kujtojmë se PD është përfshirë nga një debat së fundmi pasi 9 deputetë të saj kanë propozuar 26 shkutrin si Ditë të Kujtesës, dhe në të njëjtin projektligj kërkohet të shfuqizohet një nen në ligjin e miratuar nga vetë PD në vitin 2010 sipas të cilit dita e Përkujtimit të viktimave të regjimit komunist është 20 shkurt.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.088840007781982
array(1) { ["section"]=> string(37) "berisha-i-terheq-veshin-bashes-113849" }