Berisha i uron shqiptarëve Shën Valentinin, me zemra dhe lule

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:09 14-02-2015 Berisha i uron shqiptarëve Shën Valentinin, me zemra dhe lule Nga profili i Sali Berishes ne facebook

Duke u çuar të gjithëve zemra dhe lule, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në foto me bashkëshorten Lirinë, djalin Shkëlzenin dhe vajzën Argitën duke u uruar të gjithëve Shën Valentinin.

Të bën përshtypje fakti që ish kryeministri në moshën 70-vjeçare ka mësuar të klikojë dhe ikonat me zemër e lule, por gjithashtu edhe duke i uruar të gjithë për festën. “Sot dita e zemrës, e forcës së pashtershme të dashurisë së saj, e gjuhës së ndjenjave, pasionit, energjisë, endrrave më të bukura dhe magjepëse të njeriut që ndryshojnë më shumë se gjithçka tjetër jetën tonë. Gëzuar Shën Valentinin. Sb” e mbyll mesazhin e tij ish kryeministri. I cili në fakt, duhet thënë se po bën një festë familjare, përkundër kryeministrit aktual, i cili preferon që këtë festë, ta kalojë duke punuar në qytetet e Fierit dhe Vlorës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12230801582336
array(1) { ["section"]=> string(65) "berisha-i-uron-shqiptareve-shen-valentinin-me-zemra-dhe-lule-3332" }