“Shërbëtori i devotshëm i vendit dhe kombit, oficeri i policisë Ibrahim Hoxha përcillet me nderimet e merituara në banesën e fundit”. Kështu shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook, për efektivin e vrarë të RENEA-s ndërsa shton se Ibrahim Basha ra dje në krye të detyrës nga dora e zezë e një bande kriminale.
“Ibrahim Basha u nda i ri nga jeta por ai si pak kush tjetër rininë e tij ja kushtoi shërbimit ndaj popullit dhe vendit tonë në zonat më të nxehta dhe më të rrezikshme të planetit në Irak dhe në Afganistan. Ai ra në krye të detyrës për të fituar pavdekësinë në luftë kundër bandave që terrorizojnë për interesa kriminale banorët e Lazaratit. Me këtë rast shpreh dhe njëherë gushëllimet më të sinqerta familjes të të ndjerit Ibrahim Basha dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar”, shkruan Berisha.