Berisha kërcënon Ramën për marrëveshjen e detit me Greqinë: Mos guxo se …

Publikuar tek: politike, më 13:28 01-02-2018 Berisha kërcënon Ramën për marrëveshjen e detit me Greqinë: Mos guxo se …

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për marrëveshjen e e detit me Greqinë, një nga çështjet më të “nxehta” të ditëve të fundit, pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotcias se ujërat territoriale janë zgjeruar me 12 milje në favor të shtetit helen.

Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Rama që të mos guxojë ta zyrtarizojë këtë pakt me Greqinë, pasi pasojat për të do të jenë shumë të rënda.

“Përjashtoi kreun e grupit parlamentar që të kalojë hajdutërisht dhe të zhduket nga parlamenti se ka bërë aktin më të rëndë antikombëtar në historinë e vendit, pazarin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë, ku ministri Jashtëm thotë fituam zgjerimin e ujërave territorial me 12 milje.

Ata që mendojnë se kjo deklaratë është propagandistike gënjejnë veten e tyre. Kotcias e ka 100% të vërtetë. Me vendosjen e copave në tavolinë. Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut e Jonit dhe naftën.

Sipas marrëveshjes sonë i takonin 100% Shqipërisë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në distancë të barazlarguar.

Marrëveshja e Ramës ishte: po të jap thërrime e po mbaj llokmën për vete. Është i gatshmë të bëjë cdo lloj kompromisi. S’mund ta kalojë atë pa kaluar mbi trupat tonë, Rama të matet mirë. Do ta paguajë me cmimet e merituara nëse guxon të konkludojë një marrëveshje të tillë”, u shpreh Berisha. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012136936187744
array(1) { ["section"]=> string(77) "berisha-kercenon-ramen-per-marreveshjen-e-detit-me-greqine-mos-guxo-se-108721" }