Berisha krahason Shqipërinë me Kolumbinë: Atje droga mbillet nga bandat, këtu nga kryeministri dhe qeveria

Publikuar tek: politike, më 12:36 02-03-2017 Berisha krahason Shqipërinë me Kolumbinë: Atje droga mbillet nga bandat, këtu nga kryeministri dhe qeveria

Protesta e opozitës është futur sot në ditën e 13 të protestës nga ku ish-kryeministri Sali Berisha citoi ish-kandidaten për presidente të Kolumbisë, Ingrid Betancourt e cila u mor peng dhe u grabit prej 6 vitesh nga karteli i drogës në Kolumbi.

 

Sipas Berishës në vendin tonë ndryshe nga Kolumbia droga po mbillet nga qeveria.

“Para disa ditësh në Shqipari ishte ish-kandidatja për presidente e Kolumbisë, Ingrid Betancourt  e cila u mbajt peng për më shumë se 6 vite nga rebelët e FARK në Kolumbi, ku karteli i drogës e grabiti tek bëri garë dhe qeveria franceze ndërhyri dhe e liroi dhe ajo tha këtu se Shqipëria nuk është si Kolumbia.

Këtu karteli i drogës është në qeveri, në dallim nga Kolombia kanabisin e mbjell kryeministri dhe partia siçiliste. Në 2009 nga Shqipëria kanë shkuar 65 kile kanabis në një vit drejt Italisë, ndërsa në 2016 kanë shkuar 150 tonelata por italianët kapën 10-15% pjesën tjetër se kapnin dot.

Vendi me drogë u mbush për një qëllim që të helmohet vota, që kanabisi të përcaktojë vullnetin e shqiptarëve.

Bërtet nga mëngjesi në darkë bërtet se po bën shtet, çfarë shteti bo bën ti ore, tallesh me shqiptarët, po ndërton shtetin e drogës” tha Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i përgjigjet Blushit: I dëshpëruar, s’mund t’i kërkosh qeverisë llogari për kancerin
LRI maturantëve: Me ndihmën e Ilir Metës çeshtja juaj nuk do jetë më një ngërç »
Article Logic
Execution time: 0.013144969940186
array(1) { ["section"]=> string(110) "berisha-krahason-shqiperine-me-kolumbine-atje-droga-mbillet-nga-bandat-ketu-nga-kryeministri-dhe-qeveria-70497" }