Berisha largohet nga Kuvendi i PD: Po iki, të flasin ata që kanë vërejtje

Publikuar tek: barometri, më 07:28 30-04-2018 Berisha largohet nga Kuvendi i PD: Po iki, të flasin ata që kanë vërejtje

Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga Kuvendi Kombëtar që po mban Partia Demokratike në Pallatin e Kongreseve.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se po largohet pasi tani do të marrin fjalën ata që kanë vërejtje. Ish-kryeminstri shtoi se Kuvendi Kombëtar u karakterizua nga diskutime normale, të lira dhe të hapura.

Sakaq, bëri thirrje demokratëve që nuk ishin të pranishëm, Majlinda Bregut, Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit, për të bashkuar kontributet në mënyrë që të largohet Rama sa më parë. “Bëj thirrje të bashkohen gjithë kotributet e PD që kalbësira që sundon vendin të fshihet, të qerohet sa më parë nga faqja e pushtetit në Shqipëri”- shtoi Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024455070495605
array(1) { ["section"]=> string(78) "berisha-largohet-nga-kuvendi-i-pd-po-iki-te-flasin-ata-qe-kane-verejtje-118851" }