Berisha, Meta apo Basha? Rama tregon kë do të preferonte si kundërshtar

Publikuar tek: politike, më 22:16 31-07-2020 Berisha, Meta apo Basha? Rama tregon kë do të preferonte si kundërshtar Edi Rama

Kryeministri Rama tregoi këtë mbrëmje në emisionin Pa Protokoll se përse e cilësoi presidentin Meta pjesë të opozitës jashtëparlamentare.

"Kur presidenti fton opozitën në zyrë dhe pastaj lëshon klithma dhe kushtrime për përmbysje të regjimit, nuk e di cfarë mund të quhet përveç se drejtues i opozitës. Kur fton opozitën dhe pastaj bashkë me opozitën bashkë bëjnë thirrje për përmbysje të regjimit, thashë kur organizon shtabin e luftës kundër qeverisë në presidencë me opozitën dhe kur del para popullit bashkë me opozitën dhe thërret popullin në miting", tha ai.

I pyetur se kë do të preferonte si kundërshtar mes Bashës, Metës apo Berishës, Rama tha se nuk i zgjedh ai rivalët dhe se nuk ka problem asnjë prej tyre.

"Nuk i zgjedh unë rivalët dhe nuk kam unë problem kundërshtarët në kuptimin e personit përballë, unë problem, kam problemet reale, me të cilat lufta është më e egër dhe gjatë, gjërat që duhen zgjidhur për njerëzit" tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010511875152588
array(1) { ["section"]=> string(76) "berisha-meta-apo-basha-rama-tregon-ke-do-te-preferonte-si-kundershtar-215678" }