Berisha nxjerr zbuluar “militantin dixhital”, i çon videon në WhatsApp: Tregoja Lorenc plehrës (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:41 23-01-2020 Berisha nxjerr zbuluar “militantin dixhital”, i çon videon në WhatsApp: Tregoja Lorenc plehrës (Foto)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë pa dashje zbuluar një prej “qytetarëve dixhitalë” me të cilët mban kontakte në aplikacionin “WhatsApp”.

Berisha ka kërkuar më parë në emisionin “Opinion” një video të vjetër të kryeministrit Edi Rama, por ka hasur në vështirësi për ta gjetur brenda galerisë së telefonit të tij.

Në ndihmë i ka ardhur një militant i PD-së nga Kavaja, Arnold Karriqi, që në fakt është emër i njohur për publikun.

Ai i ka çuar videon që Berisha kërkonte, dhe më poshtë i shkruan: “Doktor kjo është video. Tregoja Lorenc plehrës”, duke iu referuar analistit Lorenc Vangjeli që gjithashtu ndodhet në studio me Berishën, raporton Newsbomb.al.

Arnold Karriqi ka qenë Drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë Kavajë dhe një kohësisht kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Arnold Karriqi është akuzuar nga Prokuroria e Kavajës për falsifikimin e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Përveç Berishës, Karriqi është edhe mik i Bashës dhe ka qenë pjesëmarrës i rregullt i “Çadrës së Lirisë”. /Newsbomb.al

tregoja-lorenc-plehres.jpg

Mesazhi në telefonin e Sali Berishës

fghfghfghjr5ju5j.jpg

dfghdegdfgdfg.jpg

Sali Berisha dhe Lulzim Basha me Arnold Karriqin

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095529556274414
array(1) { ["section"]=> string(102) "berisha-nxjerr-zbuluar-militantin-dixhital-i-con-videon-ne-whatsapp-tregoja-lorenc-plehres-foto-192962" }