Berisha për 9 Majin: Bastardët mbyllën me perden e hekurt dyert e Europës për Shqipërinë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:49 09-05-2019 Berisha për 9 Majin: Bastardët mbyllën me perden e hekurt dyert e Europës për Shqipërinë

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se 9 Maji, është dita ku kombet e vendeve anëtarë aspirojnë integrimin europian dhe kremtojnë themelimin e BE-së, mrekullisë së paqes, lirisë, sigurisë dhe begatisë.

Sipas Berishës ne shqiptarët, në këtë ditë vijmë si kombi me mbështetjen më të madhe dhe aspiratën më të fuqishme për integrimin e Shqipërisë në BE.

'Bastardët e bllokmenëve hoxhist me në krye Edi Ramën, njëlloj si etërit e tyre mizor që mbyllën me perden e hekurt për Shqipërinë dyert e Europës, kanë mbyllur me muret e krimit, korrupsionit, drogës, narkoshtetit, që lartësojnë çdo ditë me regjimin e tyre të kakistokracisë dyert për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian', shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Sot dita e Europes!

Miq, sot kombet e vendeve anetare dhe te gjithe ata qe aspirojne integrimin europian kremtojne pervjetorin e themelimit e Bashkmit Europian, mrekullise me te madhe te paqes, sigurise, lirise dhe begatise ne tere historine e Europes.

Ne shqiptaret, ne kete dite vijme si kombi me mbeshtetjen me te madhe dhe aspiraten me te fuqishme per integrimin e Shqiperise ne BE.

Por mjerisht pas vitit 2013 me ardhjen ne pushtet te Edvin Kristaq Krimit procesi i integrimit te Shqiperise ne BE ngjet me vegun e Penelopes dhe eshte kthyer ne nje horizont qe largohet.

Bastardet e bllokmeneve hoxhist me ne krye Edi Ramen, njelloj si eterit e tyre mizor qe mbyllen me perden e hekurt per Shqiperine dyert e Europes, kane mbyllur me muret e krimit, korrupsionit, droges, narkoshtetit, qe lartesojne çdo dite me regjimin e tyre te kakistokracise dyert per hapjen e negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian.

Miq, sot eshte nje dite per te shprehur urimet me te perzemerta dhe mirenjohjen me te thelle ndaj Bashkimit Europian, vendeve anetare te tij per solidaritetin dhe ndihmen bujare te jashtezakonshme e te gjithanshme qe i kane dhene Shqiperise tre dekadat e fundit.

Por, per mbare shqiptaret sot eshte nje dite zotimi solemn per te ndermarre çdo sakrifice dhe permbysur me çdo çmim nje minute e me pare regjimin e kakistokracise te Edvin Kristaq Rames dhe çelur dyert e mbyllura prej tyre te hapjes se negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian. Gezuar! sb


 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070419311523438
array(1) { ["section"]=> string(94) "berisha-per-9-majin-bastardet-mbyllen-me-perden-e-hekurt-dyert-e-europes-per-shqiperine-163599" }