Berisha për kokainën në Durrës: Mediat kolumbiane e theksuan, ishte operacion i përbashkët

Publikuar tek: barometri, më 08:39 03-03-2018 Berisha për kokainën në Durrës: Mediat kolumbiane e theksuan, ishte operacion i përbashkët

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk është mjaftuar vetëm deklaratat e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kur thanë se operacioni për zbulimin dhe kapjen e 613 kg kokainë në kontenierin me banana në portin e Durrësit ishte e gjitha vepër e policisë shqiptare.

Berisha publikon fotot e faqeve të para të një gazete në Kolumbi, ku hedh poshtë deklaratat e Ramës.

Sipas gazetës, operacioni ka qenë i përbashkët nga marina kombëtare kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe policia shqiptare.

“Armata kolumbiane nxjerr genjeshtar dhe menderos Ramën!

Ne njoftimin e saj zyrtare Marina Koumbiane njofton se: “Rreth 613 kg kokainë të kamufluar në një kontejner me banane u zbuluan në portin shqiptar të Durrësit në një operacion të koordinuar nga marina kombëtare kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe policia shqiptare,” e nis artikullin media meksikane.

Rikujtojme ketu se Rama deklaroi diten e merkure mbasdite se ky operacion ishte vetem i policise shqiptare pa asnje njoftim nga partnere apo agjensi nderkombetare.

Ai detyroi Xhafen, i cili ne mengjesin e dites se merkure kishte paraqitur zbulimin e 614 kg kokaine ne Durres si nje operacion te perbashket te policise me partneret nderkombetar, te pergenjeshtroje kete deklerate, pra veten e tij. Xhafa, i detyruar nga Rama te merkuren ne darke deklaroi se zbulimi i kokaines ne Durres ishte veper vetem e policise shqiptare!”, shkruan Berisha në facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023222923278809
array(1) { ["section"]=> string(95) "berisha-per-kokainen-ne-durres-mediat-kolumbiane-e-theksuan-ishte-operacion-i-perbashket-112040" }