Berisha përsërit gabimin, vendos Tahirin në foton e djalit të ish-truprojës së tij

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:30 17-08-2016 Berisha përsërit gabimin, vendos Tahirin në foton e djalit të ish-truprojës së tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ripërsëritur një gabim të vjetër duke përdorur një foto-montazh si ilustrim për statusin e tij ku denoncon mbjelljen e hashashit në të gjithë vendin.

Stafi i Berishës ka montuar fytyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit në foton e reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Foto e Stresit, djali i ish-truprojës së Berishës, Sali Lushajt, është bërë në kohën kur qeveriste pikërisht Berisha, megjithatë ish-kryeministri nuk ka preferuar ta korrigjojë këtë gabim.

Statusi i Berishës:

1500 fishohet siperfaqja e droges ne Shqiperi!

Raportet nderkombetare shpallin Shqiperine "Kanabistan"!!

Te dashhur miq, sipas raporteve nderkombetare tronditese, Shqiperia nga treqind hektare kanabis te mbjellur ne vitin 2013 ne Lazarat, sot ka te mbjellur nje siperfaqe 1500 here me te madhe apo 15.8% te te gjithe siperfaqes se vendit apo ne 4500 km katror. Kjo perben nje katastrofe te vertet kombetare te Edvin Shullazit dhe Saje qorrit, qe do kete nje çmim te jashtezakonshem per kombin shqiptar! sb.

stresi_475.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028496026992798
array(1) { ["section"]=> string(87) "berisha-perserit-gabimin-vendos-tahirin-ne-foton-e-djalit-te-ish-truprojes-se-tij-50047" }