Berisha postoi foton me “bosin e kokainës”, reagon Balla: Dështim i turpshëm me fotomontazh

Publikuar tek: barometri, më 08:20 08-10-2018 Berisha postoi foton me “bosin e kokainës”, reagon Balla: Dështim i turpshëm me fotomontazh

Ish kryeministri Sali Berisha postoi sot një fotografi ku pretendon se duket deputeti Taulant Balla pranë një personi të arrestuar për trafik kokaine.

 

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i deputetit socialist, i cili thotë se bëhet fjalë për një fotomontazh të turpshëm.

Balla ka postuar edhe foton origjinale, duke treguar se është prerë dhe montuar pranë një personi që nuk e njeh.

“Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu deshtuan perseri sot turpshem me nje fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Moren nje person qe nuk i di as emrin, prene nje fotografi timen dhe prodhuan foto te montuar, te cilin portalet e Zenit te Saliut dhe te kunatit te Lulit e bene lajm. Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.085181951522827
array(1) { ["section"]=> string(94) "berisha-postoi-foton-me-bosin-e-kokaines-reagon-balla-deshtim-i-turpshem-me-fotomontazh-136987" }