Berisha poston videon: Rrëzohet në pistë avioni!

Publikuar tek: politike, më 19:50 27-01-2020 Berisha poston videon: Rrëzohet në pistë avioni!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë herë një video, që nuk ka shumë lidhje me Shqipërinë.

“No comment”, shkruan Berisha mbi videon ku duket avioni i Caspian Airlines që doli nga pista mëngjesin e sotëm në aeroportin Mahshahr të Iranit.

Është e paqartë për se Berisha ka vendosur ta shpërndajë këtë video, por kujtojmë se pak kohë më parë një aeroplan civil Ukrainas u rrëzua me raketa nga forcat revolucionare iraniane duke i marrë jetën 176 personave.

Këtë herë, avioni ka dalë nga pista por pa të lënduar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021619081497192
array(1) { ["section"]=> string(53) "berisha-poston-videon-rrezohet-ne-piste-avioni-193325" }