Berisha: Protestë kundër byrazerëve të krimit, nën moton "t’i hedhim qelbësirat"

Publikuar tek: politike, më 15:18 11-03-2015 Berisha: Protestë kundër byrazerëve të krimit, nën moton

Ish kryeministri Sali Berisha ka ftuar edhe njëherë qytetarët nëpërmjet rrjetit social ‘facebook” t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme (e enjte), veçse këtë herë ai ka qenë më i ashpër në thirrjen e tij.

“Nesër ne protestojmë kundër byrazereve të krimit Rama - Meta - Tahiri, të cilet për të zhdukur gjurmët e skenarit të tyre ogurzi, përjashtuan për 6 muaj Prokurorinë nga hetimi dhe ngarkuan për hetimin e skenarit të eleminimit të dy deputeteve, kryetarin e PS për Tiranën, Sajmir Tahiri, i cili gjeti, ashtu siç u porosit, se skenari nuk ka ekzistuar’, shkruan Berisha duke dhënë kështu edhe njërën nga arsyet e protestës së nesërme.

Ai listoi si arsye të protestës edhe dorëheqjen e kryetarit të kuvendit Meta, si dhe tritolin, maskat , drogën, e bandat që sipas tij gjenden në çdo qoshe.

“Nesër shqiptarët do bashkohen të gjithë pa asnjë dallim partiak, nën moton: "Të hedhim, të hedhim murin e krimit"! T'i hedhim, t'i hedhim, t'i hedhim qelbësirat”, përmbyll postimin e tij ish kryeministri Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012499094009399
array(1) { ["section"]=> string(81) "berisha-proteste-kunder-byrazereve-te-krimit-nen-moton-t-i-hedhim-qelbesirat-5559" }