Berisha publikon VIDEON nga Kukësi:  Mbi 1000 policë, 100 gardistë, snajpera, autoblinda, helikopterë në mbrojtje të Edvinit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:23 25-06-2019 Berisha publikon VIDEON nga Kukësi:  Mbi 1000 policë, 100 gardistë, snajpera, autoblinda, helikopterë në mbrojtje të Edvinit

Sot në orën 18:00 kryeministri Edi Rama pritet të jetë në Kukës në kuadër të fushatës zgjedhore. Nga ana tjetër, opozita ka kërkuar leje për tubim në po të njëjtën orë në këtë qytet.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha pak minuta më parë ka publikuar në ‘Facebook’ një video nga Kukësi,  ku shfaqen mbi 1000 policë dhe qindra gardistë me mburoja, snajper, autoblinda dhe helikopterë .

Sipas Berishës, të gjitha këto mjetet përdoren për mbrojtjen e Edvin Kristaq Panikut.

Berisha shpreh nder ndaj kryengritësve që i kallin datën Ramës.

Statusi i plotë:

Edvin Paniku tmerr nga Kukesi!

Miq, mbi 1000 narkopolice dhe qindra gardiste dynden ne Kukes me mburoja, snajper, helme, gaz, autoblinda, helikoptere e te gjitha mjetet per mbrojtjen e puturembushurit Edvin Kristaq Paniku! Nderim kryengritesve guximtar te Kukesit qe i kallin daten Edvin Frikacakut! Rama ik! Fitore! sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034409999847412
array(1) { ["section"]=> string(126) "berisha-publijon-videon-nga-kukesi-mbi-100o-police-100-gardiste-snajpera-autobliinda-helikoptere-ne-mbrojtje-te-edvinit-169710" }