Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, sipas te cilit është vetëdorëzuar Klemend Balili.
"Dorezohet Klement Balili! Përshëndetje doktorin vetdorëzohët Klement Balili në Prokurorin e Krimeve të rënda ai është nisur drejt Tiranës me Rigels Balilin", shkruan Berisha.
Klement Balili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ndërsa cilësohet nga mediat greke si ‘Eksobari i Ballkanit’. Dy vite më parë, në tetor të 2016-s Balili i iku policisë ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikaneshpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Ndërkaq nga Prokuroria e Krimeve të rënda nuk jepet asnjë informacion lidhur me vërtetësinë e këtij lajmi publikuar nga Berisha.