Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një video nga një prej spitaleve Covid në kryeqytet.
Në pamjet e publikuara nga Berisha, shihet një pacient që del nga spitali dhe hipën në një ambulancë, ku në ndihmë i vjen edhe një bombël oksigjeni.
Sipas tij, një pacient u nxor me oksigjen nga spitali për t’i liruar vendin një tjetri.
Statusi i plotë:
E dhimbshme!
I sëmuri nxirret me oksigjen nga spitali për t’i liruar vendin një tjetri! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Shikoni dhe shpërndani sipas dëshirës këtë video.
Përshëndetje dr. SKANDAL!
Qytetari denoncon se po i nxjerrin të afërmin e tij pa u shëruar plotësisht për t’i liruar vendin atyre që po presin në ambulanca! Pamjet flasin vetë!