Berisha: Rama nxin me mungesën e tij, t’i kërkojë falje Violeta Manushit. I përgjigjet Balla

Publikuar tek: politike, më 18:10 04-12-2017 Berisha: Rama nxin me mungesën e tij, t’i kërkojë falje Violeta Manushit. I përgjigjet Balla

Duhet të ishte një seancë parlamentare e veçantë ku do të diskutohej për dhunën ndaj grave, por shpejt ka degraduar në akuza politike, ironi dhe fyerje.

Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, i cili mungon në seancë për shkak se ndodhet në Bruksel së bashku me kreun e PD-së Lulzim Basha.

'Në politikën shqiptare ka një person që njohet si mizoken që ai nuk është këtu por nxin me mungesën e tij. T’i kërkojë ndjesë Violeta Manushit për fjalët që i tha mizokeni tuaj”, tha Berisha.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

"Është në Bruksel me Lulzim Bashën dhe po bëjnë marrëveshje', iu drejtua Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013316869735718
array(1) { ["section"]=> string(96) "berisha-rama-nxin-me-mungesen-e-tij-t-i-kerkoje-falje-violeta-manushit-i-pergjigjet-balla-101952" }