Berisha s’pyet për rradhë, del në foltore me I-pad në dorë dhe zbulon urdhrin që doli nga drejtoresha e kryeministrisë

Publikuar tek: politike, më 13:27 22-02-2018 Berisha s’pyet për rradhë, del në foltore me I-pad në dorë dhe zbulon urdhrin që doli nga drejtoresha e kryeministrisë

 Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka pritur rradhën dhe menjëherë pasi ka mbaruar deputeti i PS, Ervin Bushati mori fjalën në foltore për vetëm 3 minuta.

Me I-pad-in e tij në dorë Berisha ironizoi fjalën e deputetit Bushati duke thënë se rritje ekonomike ka, por vetëm për Ramën dhe oligarkët e tij.

Po ashtu, Berisha foli edhe për urdhrin e Vali Bizhgës, drejtoreshë në kabinetin e kryeministrisë.

“Kam marr një mesazh me lot mjerimi, ju që pasuroheni cdo ditë ua prisni edhe kafshatën dhe u thoni ikni nga Shqipëria se këtu s’ka vend për ju. U rrit ekonomia, ka shkuar në qiell pasuria juaj dhe oligarkëve, në humnerë gjendja ekonomike e qytetarëve.

Dy vjet pa rrogë punëtorët e By pasit, urdhëronte mha zyra e kryeministrisë Vali Bizhga, janë të gjitha të regjistruara, tani e tendronte për së dyti. I vidhni dhe investoni. Dilni e flisni. Ti po flet si një deputet që nuk ke zonë, nuk njeh zgjedhësit në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012156963348389
array(1) { ["section"]=> string(124) "berisha-s-pyet-per-rradhe-del-ne-foltore-me-i-pad-ne-dore-dhe-zbulon-urdhrin-qe-doli-nga-drejtoresha-e-kryeministrise-111096" }