Berisha: Saimir Tahiri kishte jaht, e mirëmbante policia e Durrësit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:30 03-11-2017 Berisha: Saimir Tahiri kishte jaht, e mirëmbante policia e Durrësit

Ish-kryeministri Sali Berisha ngre një tjetër akuzë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Referuar një denoncimi nga qytetari dixhital, Berisha deklaron në rrjetet sociale se Tahiri kishte një hajt, të blerë nga trafikantët dhe se për këtë mjet kujdesej policia e Durrësit.

DENONCIMI

Sajmir Tahiri kishte dhe jaht te blere nga trafikantet! E mirembante narko-policia e Durresit!

I bej thirrje prokurorise te hetoje per kete akuze te bazuar te qytetarit dixhital. sb

“Doktor Berisha, ajo qe thua per gomonen e Saimir Tahirit s'esht asgjo. Sajmja ka mbi nje vit qe ka ble jaht ultra qe pa frik ka kushtu 500-600 mije euro. Ia kan ble ushtaret e vet qe ka te Kufiri ne Durres dhe te tjere qe jan edhe ushtaret e Gjushit. Kane shti paret dhe ja kan ble ne Mal te Zi thuhet. Jahti megjithse nuk e kishte ne emer te tije rrinte te Kalata Zero e portit ne Durres, aty ku rrijne vetem skafet e policise dhe anijet e Mimit. Eshte ai jahti qe denoncoi Lul Basha me foto. Kamerat e sigurise te portit me siguri e kane filmu Sajmen dhe te shoqen se vinin personalisht me inspektu punimet e mirmajtjes se jahtit. Nuk ka rob ne port qe nuk e di ket pune. Nuk ka shonc njeri tjeter me majt as nje gomone aty te Kalata Zero jo mo jaht vec Sajmes. Ia runte policia e vet. Me ate Sajmiri ka pas dal edhe vet jasht vendit thojne,por kushurijt e perdornin regullisht per transport droge. Sa e nxorri Basha foton e jahtit, e hoqen menjeher me trajl, noten per gjith noten. Me siguri esht filmu e gjitha nga kamerat, po qe se si kan fshi. Ku esht kjo prokuroria mer Dokotr? Njerzve te shkret i bi bretku gjith diten, del ky Saje Qorri dhe bohet me jaht. Te lutem shum mos ma nxirr emrin se me keta esht bela e te fluturojn nga puna.”

 

sa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016201972961426
array(1) { ["section"]=> string(71) "berisha-saimir-tahiri-kishte-jaht-e-mirembante-policia-e-durresit-98217" }