Berisha: Shkarkimi i Didit për të larë duart me krimin, bosët po hanë njëri-tjetrin

Publikuar tek: politike, më 11:38 31-03-2015 Berisha: Shkarkimi i Didit për të larë duart me krimin, bosët po hanë njëri-tjetrin Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeminiostri Berisha ka reaguar mbi dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Shtetit Artan Didi duke e quajtur këtë dorëheqje si një mënyrë “për të larë duart” nga krimi që sipas Berishës u fsheh nga kryeministri Rama për tre muaj. Berisha i referohet këtu kërkesës së autoriteteve belge për ekstradimin e Frrokut.

"Të dashur miq, sot këshilli i vraseve largoi dhe flaku si limon të shtrydhur, vrasësin, cubin mercenar që rrënoi Policinë e Shtetit, Artan Didi. Shkarkimi i tij u bë për të larë duart me krimin e fshehjes nga Edi Rama për tre muaj të kërkesës së autoriteteve belge për ekstradimin e Mark Frrokut për vrasje. Pra ky shkarkim është thjesht një larje hesapesh midis kockave mafioze të pushtetit të krimit”, shkruan Berisha.

Më tej ai shton: “Burime të informuara njoftojne se Artan Bajraktari, në momentin e arrestimit ka deklaruar se ai kishte njoftuar për kerkesen belge jo vetëm Didin por dhe vet Tahirin, nga të cilet ishte porositur ta mbante aty e të mos kthente përgjigje”.

Ish-kryeministri bën edhe një konstatim nga ana e tij sa i takon marrëdhënieve të ish drejtorit Didi dhe ministrit Tahiri.

“Marrëdheniet e Didit me Tahirin ishin prej kohësh në thikë e në pikë! Thuhet se Didi kishte denoncuar tek të huajt lidhjen e Tahirit me Shullazin, përdorimin e drogës nga ana e tij si dhe aksionet e tij në lojrat e fatit, etj. Kurse Tahiri mbante peng Didin me një transferte 500 mijë eurosh të tij në një vend mik si dhe disa emërime ne Polici. Boset e pushtetit të krimit po hanë njeri tjetrin”, përmbyll Berisha postimin e tij.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090129375457764
array(1) { ["section"]=> string(86) "berisha-shkarkimi-i-didit-per-te-lare-duart-me-krimin-boset-po-hane-njeri-tjetrin-7422" }