Berisha sulmon ashpër ambasadoren e ODIHR në Shqipëri: Përfaqëson një nga kapo mafiet botërore...

Publikuar tek: politike, më 23:49 18-06-2019 Berisha sulmon ashpër ambasadoren e ODIHR në Shqipëri: Përfaqëson një nga kapo mafiet botërore...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ambasadoren e OSBE/ODIHR Audrey Glover, e cila drejton misionin e monitorimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Nga studio e emisionit 'Tempora', Berisha e quajti Audrey Glover përfaqësuese e një nga kapo mafieve botërore të vëzhgimit të zgjedhjeve.

'Audrey Glover që është këtu përfaqëson një nga kapo mafiet botërore të vëzhgimit të zgjedhjeve. Unë e kam shpallur non grata në 1996. Në 2009 e pranova atë vetëm për shkak të Edi Ramës. Raport për të favoruar mua do të më bënte? Përkundrazi', deklaroi Berisha.

Afro një muaj më parë kur misioni i OSBE/ODIHR, Glover deklaroi se ata ishin në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet, ashtu si të gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE janë angazhuar për t’i vëzhguar së bashku zgjedhjet dhe për të lënë faktet të flasin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069990158081055
array(1) { ["section"]=> string(100) "berisha-sulmon-ashper-ambasadoren-e-odihr-ne-shqiperi-perfaqeson-nje-nga-kapo-mafiet-boterore-168785" }